16 të plagosur nga shpërthimi i bombës në Egjipt
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48088-16_të_plagosur_nga_shpërthimi_i_bombës_në_egjipt
Ministria e Brendshme e Egjiptit njoftoi se të paktën 13 forca të policisë dhe tre civilë janë plagosur të shtunën si pasojë e shpërthimit të një bombe në afërsi të një qendre stërvitore të policisë në qytetin Tanta në rajonin Delta e Nilit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 02, 2017 03:53 Europe/Tirane
  • 16 të plagosur nga shpërthimi i bombës në Egjipt

Ministria e Brendshme e Egjiptit njoftoi se të paktën 13 forca të policisë dhe tre civilë janë plagosur të shtunën si pasojë e shpërthimit të një bombe në afërsi të një qendre stërvitore të policisë në qytetin Tanta në rajonin Delta e Nilit.

Bomba ishte vendosur në motoçikletë në afërsi të kësaj qendre. Një zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Egjiptit bëri të ditur se dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike.