Mbi 70 % e pjesës perëndimore të Mosulit është çliruar
Një nga komandantët e forcave popullore të Irakut deklaroi se mbi 70 % e territorit të pjesës perëndimore të Mosulit është çliruar nga zgjedha e terroristëve të ISIS.
Agjencia e lajmeve Sumarya News bën të ditur se Kerim Al Khakani, një prej komandantëve të forcave popullore të njohura si Hashd Al Shaabi, duke theksuar se ekziston koordinim i plotë mes forcave të ushtrisë dhe forcave popullore të Irakut, shtoi se deri tani mbi 70 % e territorit të pjesës perëndimore të Mosulit është çliruar dhe terroristët në këtë rajon janë rrethuar plotësisht. Ai shtoi se operacioni për çlirimin e pjesës perëndimore të Mosulit po vazhdon me shumë kujdes, sepse terroristët e ISIS po i përdorin civilët si mburojë humane.