Kurdistani i Irakut përgatitet për referendum për pavarësi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48170-kurdistani_i_irakut_përgatitet_për_referendum_për_pavarësi
Një anëtar i Partisë Demokratike të Kurdistanit që kryesohet nga Masud Barzani deklaroi se gjatë vitit 2017, Kurdistani i Irakut do të organizojë referendum për pavarësi nga Iraku.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 03, 2017 03:55 Europe/Tirane
  • Kurdistani i Irakut përgatitet për referendum për pavarësi

Një anëtar i Partisë Demokratike të Kurdistanit që kryesohet nga Masud Barzani deklaroi se gjatë vitit 2017, Kurdistani i Irakut do të organizojë referendum për pavarësi nga Iraku.

Siç njoftoi agjencia e lajmeve Fars, Mahmud Muhamed, anëtar i zyrës politike të Partisë Demokratike të Kurdistanit, deklaroi se në një takim mes kësaj partie dhe partisë Unioni Patriotik i Kurdistanit, është marrë vendimi që brenda këtij viti të organizohet referendumi për pavarësinë e Kurdistanit. Ky funksionar kurd irakian shtoi: "Për këtë qëllim do të fillojnë bisedimet me qeverinë e Bagdadit dhe me vendet fqinjë dhe një delegacion i përbashkët i të dy partive kurde do të shkojë gjatë kësaj jave në Bagdad për të diskutuar mbi këtë çështje".