Prill 03, 2017 08:55 Europe/Tirane
  • Për shkaqe humanitare ndalet operacioni në Mosul

Me qëllim hapjen e rrugëkalimeve të sigurta për civilët, ushtria irakiane ka ndalur përkohësisht operacionin ushtarak në Mosul.

Agjencia e lajmeve IRNA njofton se forcat e ushtrisë irakiane kanë mbërritur në rajonet e mbipopulluara në pjesën e vjetër të qytetit Mosul, ku terroristët e ISIS po i shfrytëzojnë civilët si mburojë njerëzore, prandaj komanda e ushtrisë irakiane ka dhënë urdhër për ndaljen e operacionit në perëndim të Mosulit. Aktualisht, forcat irakiane janë përqendruar përreth xhamisë Al-Nuri në perëndim të Mosulit ku tre vite më parë kreu i ISIS Abu Bekr Al-Bagdadi shpalli kalifatin e tij. Nga ana tjetër, mësohet se forcat e ushtrisë irakiane kanë vrarë 40 terroristë takfiristë në rajonin Al-Xhazira të qytetit Samara ku terroristët synonin të kryenin një sulm kundër popullsisë shiite të këtij qyteti.

 

Tags