60 të vrarë nga sulmi kimik në Edlib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48278-60_të_vrarë_nga_sulmi_kimik_në_edlib
Të paktën 60 persona janë vrarë nga një sulm kimik i kryer në Edlib në veriperëndim të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 04, 2017 11:48 Europe/Tirane
  • 60 të vrarë nga sulmi kimik në Edlib

Të paktën 60 persona janë vrarë nga një sulm kimik i kryer në Edlib në veriperëndim të Sirisë.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se grupi i quajtur "Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut në Siri" me seli në Londër të Anglisë, ka deklaruar se ky sulm është kryer të martën dhe kanë lënë të plagosur edhe dhjetëra persona të tjerë. Përgjegjësinë për këtë sulm nuk e ka marrë akoma asnjë grup ose person. Ky grup duke cituar burime spitalore, ka thënë se sipas shenjave të personave të plagosur, mësohet se ky sulm ishte kryer me armë kimike. Pretendimet e paraqitur në raportin e këtij grupi nuk janë konfirmuar akoma nga asnjëra palë e përfshirë në luftën e Sirisë. Burimet ushtarake kanë hedhur poshtë pretendimet se forcat e Damaskut zyrtar kanë kryer sulm me armë kimike. Amerika dhe aleatet e saj po akuzojnë ushtrinë siriane për kryerjen e sulmeve me armë kimike.