Dhjetëra terroristë të vrarë në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48302-dhjetëra_terroristë_të_vrarë_në_mosul
Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë irakiane bëri të ditur se në sulmet ajrore të forcave irakiane kundër pozicioneve të ISIS në perëndim të Mosulit janë vrarë të paktën 36 terroristë, janë shkatërruar 2 baza të terroristëve si dhe ura e vjetër e Mosulit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 04, 2017 21:37 Europe/Tirane
  • Dhjetëra terroristë të vrarë në Mosul

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë irakiane bëri të ditur se në sulmet ajrore të forcave irakiane kundër pozicioneve të ISIS në perëndim të Mosulit janë vrarë të paktën 36 terroristë, janë shkatërruar 2 baza të terroristëve si dhe ura e vjetër e Mosulit.

Burime ushtarake irakiane njoftuan se në bombardimin e një depoje ku ruheshin raketa termike në perëndim të Mosulit janë vrarë 9 anëtarë të ISIS, mes të cilëve edhe një prej krerëve të ISIS me shtetësi saudite. Aktualisht, forcat irakiane janë afruar në distancën 100 metra nga xhamia Al-Nuri, ku në qershor 2014 Ebu Bekr Al-Bagdadi shpalli kalifatin e ISIS. Ndërkohë, Ahmed Al-Asadi, zëdhënës i forcave vullnetare irakiane “Hashd Al-Shaabi”, deklaroi se terroristët në perëndim të Mosulit po mbajnë peng rreth 300 mijë civilë dhe kjo ka ngadalësuar operacionin e forcave irakiane.