Dhjetëra të vrarë nga sulmet terroriste të ISIS në Tikrit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48372-dhjetëra_të_vrarë_nga_sulmet_terroriste_të_isis_në_tikrit
Burime të sigurisë si dhe burime spitalore të Irakut konfirmuan se 31 persona kanë humbur jetën nga sulmet terroriste të ISIS në qytetin Tikrit në veri të Bagdadit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 05, 2017 16:32 Europe/Tirane
  • Dhjetëra të vrarë nga sulmet terroriste të ISIS në Tikrit

Burime të sigurisë si dhe burime spitalore të Irakut konfirmuan se 31 persona kanë humbur jetën nga sulmet terroriste të ISIS në qytetin Tikrit në veri të Bagdadit.

Khaled Mahmud, funksionar i policisë së Irakut, duke shtuar se në këto sulme janë plagosur mbi 40 persona, tha se 14 prej viktimave kanë qenë police irakianë. Nga ana tjetër mësohet se forcat irakiane kanë nisur një operacion të gjerë për spastrimin e shkretëtirës Al-Ratbe dhe vendosjen e sigurisë në pikën kufitare Turejbil në kufi me Jordaninë. Pjesëtarët e grupit terrorist ISIS, pas disfatave në provincën Anbar dhe në Ramadi, u përqendruan në rajonet shkretinore në kufirin mes Irakut dhe Jordanisë.