Spastrohen banesat e minuara në Mosul
Prill 06, 2017 21:01 Europe/Tirane
Forcat irakiane të shpëtimit kanë filluar të çaktivizojnë autobombat e vendosura nga terroristët e ISIS në rajonet e çliruara të Mosulit, si dhe bombat e vendosura nga terroristët nëpër banesat e qytetarëve irakianë.
Dronët e forcave irakiane të shpëtimit kanë ofruar shërbime për interceptimin e banesave dhe automjeteve të mbushura me eksploziv dhe po ndihmojnë këto forca gjatë operacionit të çaktivizimit të bombave. Sipas burimeve të ushtrisë irakiane një pjesë e madhe e banesave dhe e dyqaneve në pjesën lindore dhe perëndimore të Mosulit, janë minuar nga terroristët e ISIS në përpjekje për të ndalur ofensivën e forcave irakiane.
Tags