Krybashkiaku i Homsit reagon ndaj sulmit raketor të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48470-krybashkiaku_i_homsit_reagon_ndaj_sulmit_raketor_të_amerikës
Kryebashkiaku i Homsit në qendër të Sirisë, e ka cilësuar të mundshëm vazhdimin e sulmeve raketore të Amerikës kundër bazave ajrore të këtij vendi dhe ka dënuar ashpër këtë veprim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 07, 2017 03:41 Europe/Tirane
  • Krybashkiaku i Homsit reagon ndaj sulmit raketor të Amerikës

Kryebashkiaku i Homsit në qendër të Sirisë, e ka cilësuar të mundshëm vazhdimin e sulmeve raketore të Amerikës kundër bazave ajrore të këtij vendi dhe ka dënuar ashpër këtë veprim.

Talal Al-barazi, kryebashkiaku i Homsit, të premten mëngjes në një intervistë me kanalin televiziv Al Alam, ka deklaruar se sulmi raketor i Amerikës kundër bazave ushtarake të Sirisë nuk është sulmi i parë dhe nuk do të jetë i fundit gjithashtu. Ai tha: "Përpjekjet e mbështetësve të terroristëve për shkatërrimin e vullnetit të popullit sirian kanë dështuar". Edhe qarqe të ndryshme mediatike dhe politike e shoqërore në Siri kanë dënuar ashpër sulmin raketor të Amerikës kundër bazave ushtarake në Siri. Burimet informative nga Siria kanë deri më tani kanë bërë të ditur se nga sulm reaktor pesë persona janë vrarë dhe me dhjetëra të tjerë janë plagosur.