Arabia Saudite mesazh mbështetës për operacionin amerikan në Siri
Arabia Saudite në kohën kur është mbështetësja më e madhe e terrorizmit në Lindjen e Mesme dhe e grupeve si ISIS dhe Fronti Nusra që po kryejnë krime më çnjerëzore kundër popullit sirian, ka deklaruar se "mbështet plotësisht" operacionin ushtarak të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj bazës ushtarake në Siri.
"Mbështesim plotësisht operacionet ushtarake të SHBA-ve ndaj regjimit sirian, pasi regjimi i Asadit vrau dhjetëra civilë të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë, duke përdorur armë kimike", pretendohet në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite. Në këtë deklaratë autoritetet saudite pretendojnë gjithashtu se përgjegjësia e vërtetë për operacionet në fjalë bie mbi regjimin e Sirisë. "Përgjegjësia për operacionet ushtarake në territorin e Sirisë bie mbi regjimin e Asadit, për arsye të sulmeve të tij të tmerrshme ndaj popullit sirian prej disa vitesh", pretendojnë autoritetet e regjimit Al Saud në këtë deklaratë.