Qytetarët sirianë në Shayrat: Do të qëndrojmë përballë sulmeve të Amerikës
Qytetarët sirianë në rajonin Al-Shayrat në lindje të provincës Homs kanë dënuar sulmin raketor të Amerikës në bazën ushtarake Al-Sha'irat dhe kanë theksuar në qëndresën dhe mbrojtjen e vendit të tyre.
Husejn Morteza, drejtori i zyrës së kanalit informativ Al Alam në Damask, të premten në një raport të drejtpërdrejtë ngas baza ajrore Al-Shayrat, ka thënë se pavarësisht sulmeve të mëdha raketore të Amerikës kundër bazës ushtarake Al-Shayrat, banorët e këtij rajoni vazhdojnë të qëndrojnë në këtë rajon dhe theksojnë në qëndresën e tyre përballë sulmeve të Amerikës. Banorët e këtij rajoni kanë kaluar një natë të vështirë. Një prej tyre ka thënë: "Sulmet raketore të Amerikës në aeroportin Al-Shayrat ishin shumë të ashpra dhe kanë lëkundur fshatrat për rreth, mirëpo populli i Sirisë vazhdojnë rezistencën dhe do të vazhdojnë luftën deri në çlirimin e plotë të vendit të tyre nga pushtimi i terroristëve dhe mbështetësve të tyre që bashkëpunojnë me sionizmin dhe Amerikën. As raketat e Amerikës dhe as avionët e Izraelit dhe asgjë tjetër nuk do të ushtrojë ndikim negativ mbi moralin e popullit sirian, sepse populli sirian vazhdon rezistencën e tij dhe mbron vendin dhe nderin e tij. Sirianët do të vazhdojnë rezistencën, edhe nëse vriten, - thanë ndër të tjera banorët sirian të rajonit Al-Shayrat.