Amerika në radhët e terroristëve kundër Sirisë!
Këshilltarja për media e presidentit të Sirisë ka deklaruar se me sulmin e Amerikës kundër Sirisë, për këtë vend dhe vendet e tjera të botës u bë e qartë se Amerika u rendit në radhët e terroristëve.
Buthejna Sha'ban, këshilltarja për media e presidentit të Sirisë, të premten në një intervistë për kanalin televiziv Al Mejadin, deklaroi se sulmi raketor i Amerikës është kryer pas fitoreve të ushtrisë së Sirisë në Hamah kundër terroristëve të cilët tentonin të sulmonin Damaskun. Këshilltarja për media e presidentit të Sirisë në vazhdim tha se vendet të cilët e quajnë vetën arabë dhe financojnë terroristët dhe luftën në Siri, Jemen, Irak dhe Libi, nuk kanë lidhje me identitetin arab. Ndërkohë, Ramiz Terxhuman, ministri për informim në qeverinë e Sirisë, në lidhje me këtë ka deklaruar për kanalin televiziv Al Mejadin se qëllimi i Amerikës ndaj sulmit në Siri është abuzimi politik. Në të kaluarën Izraeli ka sulmuar disa herë Sirinë dhe tani Amerika ka hyrë në veprim për të plotësuar sulmet e Izraelit, ndërkohë që Siria aktualisht po përballet me sulme politike, ushtarake dhe ekonomike në të cilat po marrin pjesë mbi gjysma e vendeve arabe.