Avionët sirianë nisin fluturimet nga baza Al-Shayrat
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48554-avionët_sirianë_nisin_fluturimet_nga_baza_al_shayrat
Një ditë pas sulmeve raketore të Amerikës në bazën ajrore Al-Shayrat të Sirisë, avionët e forcave ajrore të Sirisë kanë rifilluar fluturimet nga kjo bazë ushtarake.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 08, 2017 04:08 Europe/Tirane
  • Avionët sirianë nisin fluturimet nga baza Al-Shayrat

Një ditë pas sulmeve raketore të Amerikës në bazën ajrore Al-Shayrat të Sirisë, avionët e forcave ajrore të Sirisë kanë rifilluar fluturimet nga kjo bazë ushtarake.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se organizata Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut në Siri e varur nga opozitarët e qeverisë siriane, ka deklaruar se avionët luftarak të ushtrisë së Sirisë një ditë pas sulmit raketor të Amerikës në bazën ajrore Al-Shayrat, përsëri kanë filluar operacionet e tyre duke u ngritur nga kjo bazë dhe kanë sulmuar pozicionet e terroristëve në rajonet e ndryshme të Sirisë. Siç raporton agjencia e lajmeve Reuters, dy avionë sirianë kanë fluturuar nga kjo bazë dhe kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në rajonin e Tedmurit në lindje të provincës Homs. Aktivistët sirianë ia kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters akoma nuk janë të qarta dëmet e shkaktuar në këtë bazë ushtarake, mirëpo pasi avionët luftarak kanë arritur përsëri të fluturojnë nga kjo bazë, tregon se ata kanë bërë një veprim të pamundur. Vlen të theksohet se forcat detare të Amerikës të premten kanë lëshuar 59 raketa nga deti Mesdhe në drejtim të bazës ajrore Al-Shayrat në provincën Homs të Sirisë dhe thuhet se kanë shkaktuar dëme të mëdha në këtë bazë ajrore.