Egjipt: Sulm tjetër vdekjeprurës kundër një kishe
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48648-egjipt_sulm_tjetër_vdekjeprurës_kundër_një_kishe
Dy kisha të popullatës kopte në Egjipt janë sulmuar sot, me ç’rast janë vrarë gjithsej 36 vetë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 09, 2017 17:54 Europe/Tirane
  • Egjipt: Sulm tjetër vdekjeprurës kundër një kishe

Dy kisha të popullatës kopte në Egjipt janë sulmuar sot, me ç’rast janë vrarë gjithsej 36 vetë.

Sulmet u ndërmorën, derisa besimtarët e krishterë i kanë filluar festimet për Pashkë. Nga sulmi i dytë para një kishte në Aleksandri janë vrarë 11 vetë dhe plagosur 35 të tjerë, ka njoftuar Ministria e shëndetësisë e Egjiptit. Kisha Kopte e Egjiptit tha se Papa Towardos i Dytë ishte i pranishëm në meshën e sotme në këtë kishë, kanë raportuar mediat. Ky sulm me bombë ndodhi disa orë pas eksplodimit në një kishën tjetër kopte në qytetin Tanta, me ç’rast u vranë 25 vetë dhe u plagosën 60 të tjerë. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto dy sulme.