3 muaj gjendje të jashtëzakonshme pas shpërthimeve terroriste në Egjipt
Presidenti i Egjiptit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muajt e ardhshëm, pas sulmeve në dy kishat katolike ku mbetën të vrarë më shumë se 45 persona.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Abdulfetah Al-Sisi, presidenti i Egjiptit, më parë ka urdhëruar vendosjen e ushtrisë në të gjithë vendin dhe formimin e këshillit të lartë për luftë kundër terrorizmit duke vendosur edhe gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin për 3 muaj. Presidenti i Egjiptit me këtë rast ka kërkuar nga qytetarët dhe të gjitha struktura shtetërore të këtij vendi që ta ruajnë vendosmërinë e tyre në luftën kundër terrorizmit, ndërsa nga Bashkësia Ndërkombëtare ka kërkuar që të marrë masa serioze ndaj vendeve që mbështesin terrorizmin. Vlen të theksohet se grupi terrorist ISIS ka deklaruar se ishte prapa shpërthimeve në Tanta dhe Aleksandri. Sulmet terroriste në Egjipt kishin për shënjestër pakicën e krishterë në vend. Shumë vende të botës duke përfshirë edhe Republikën Islamike të Iranit kanë dënuar sulmet terroriste në Egjipt.