ISIS dështon në sulmin në pikëkalimin kufitar Al-Valid të Irakut
Prill 10, 2017 05:31 Europe/Tirane
Burimet e ushtrisë irakiane njoftuan për dështimin e një sulmi të terroristëve të ISIS në pikëkalimin kufitar Al Valid në provincën Anbar në perëndim të Irakut.
Këto burime shtuan terroristët sulmuan nga dy drejtime pikëkalimin kufitar AL Valid në rajonin Al-Rotabe në kufirin me Sirinë, por u përballen me rezistencën e forcave sunite popullore të cilat vranë dhjetëra terroristë, shkatërruan tre autobomba dhe asgjësuan 4 sulmues kamikazë. Pikëkalimi Al Valid kontrollohet nga forcat fisnore të provincës Anbar dhe përpjekja e terroristëve të ISIS për të marrë nën kontroll këtë rajon kishte për qëllim hapjen e një korridori për lidhjen e pjesëtarëve të ISIS që ndodhen në Irak dhe në Siri.
Tags