Hamas paralajmëron ndaj veprimeve financiare të AAP kundër Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48706-hamas_paralajmëron_ndaj_veprimeve_financiare_të_aap_kundër_gazës
Një anëtar i zyrës politike të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) ka paralajmëruar ndaj veprimeve administrative ose financiare të Autoritetet Autonom të Palestinës kundër Rripit të Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 10, 2017 10:50 Europe/Tirane
  • Hamas paralajmëron ndaj veprimeve financiare të AAP kundër Gazës

Një anëtar i zyrës politike të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) ka paralajmëruar ndaj veprimeve administrative ose financiare të Autoritetet Autonom të Palestinës kundër Rripit të Gazës.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se Mahmud Al-Zahar, anëtari i zyrës politike të Hamasit, në një takim me deputetët parlamentar të kësaj lëvizje në selinë e Parlamentit në Gaza, kërkoi respektimin e drejtësisë në shpërndarjen e buxhetit nga ana e AAP mes Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe Rripit të Gazës. Mahmud Al-Zahar shtoi: "Ndihmat që ofrohen për popullin e Palestinës në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës dhe qysh para shumë viteve AAP ika marrë ato në dispozicion, duhet të ndahen në mënyrë të barabartë. Ai kërkoi nga AAP që të mos i shfrytëzojë mjetet financiare si mjet për t'i detyruara qytetarët palestinezë që të nënshtrohen ndaj urdhrave të vet. Vlen të theksohet se të hënën me mijëra punonjës në Rripin e Gazës kanë protestuar kundër vendimit të kryeministrit të AAP për uljen e 30% të rrogave të punonjësve në Gaza.