Egjipt: Vriten shtatë të dyshuar për sulme terroriste
Prill 11, 2017 03:01 Europe/Tirane
Forcat e sigurisë egjiptiane kanë vrarë shtatë persona, të dyshuar se kanë mbështetur grupin terrorist ISIS dhe se kanë planifikuar sulmet në dy kishat kopte në Egjipt, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme të këtij vendi.
Sipas deklaratës, ata ishin fshehur në një zonë malore të krahinës së Bani Suwayf, për të përgatitur pajisjet shpërthyese për një seri sulmesh terroriste, të cilat kishin planifikuar t’i kryenin. Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi ka shpallur tre muaj gjendje të jashtëzakonshme, pas dy sulmeve me bomba në kishat e të krishterëve koptë në qytetet Tanta dhe Aleksandri nga grupi terrorist ISIS, ku u vranë të paktën 44 persona.
Tags