ISIS ka humbur shumë territore në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48784-isis_ka_humbur_shumë_territore_në_irak
Ushtria e Irakut njoftoi të martën se grupi terrorist-tekfirist ISIS ka humbur më shumë se tri të katërtat e territorit, të cilin nga vera 2014 e kishte në gjithë Irakun.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 11, 2017 15:21 Europe/Tirane
  • ISIS ka humbur shumë territore në Irak

Ushtria e Irakut njoftoi të martën se grupi terrorist-tekfirist ISIS ka humbur më shumë se tri të katërtat e territorit, të cilin nga vera 2014 e kishte në gjithë Irakun.

ISIS aktualisht kontrollon më pak se 30.000 kilometra katrorë të territorit në Irak, përkatësisht 6,8 për qind të territorit të këtij shteti, derisa në kulmin e forcës së kësaj organizate terroriste kjo përqindje ishte 40, tha zëdhënësi i ushtrisë irakiane Jahja Rasul. Iraku në janar ka shpallur pjesën lindore të Mosulit “plotësisht të çliruar” , ndërsa Rasul tha se forcat irakiane kanë marrë më shumë se gjysmën e pjesës perëndimore, e cila ka më së shumti banorë. Grupi terrorist ISIS ka humbur territor edhe në Siri, ndërsa aktualisht në afërsi të Rakas po lufton kundër forcave kurde siriane, të cilat kanë mbështetjen e SHBA-ve. Raka është qyteti kryesor i kalifatit të vetëshpallur të ISIS.