ISIS kontrollon më pak se 7% të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48842-isis_kontrollon_më_pak_se_7_të_irakut
Ushtria irakiane thotë se territori i kontrolluar nga grupi terrorist tekfirist ISIS në vendin arab është zvogëluar nga 40 për qind në më pak se shtatë për qind gjatë tre viteve të fundit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 12, 2017 14:37 Europe/Tirane
  • ISIS kontrollon më pak se 7% të Irakut

Ushtria irakiane thotë se territori i kontrolluar nga grupi terrorist tekfirist ISIS në vendin arab është zvogëluar nga 40 për qind në më pak se shtatë për qind gjatë tre viteve të fundit.

"ISIS ka kontrolluar 40 për qind të territorit të Irakut" në vitin 2014, por "më 31 mars 2017, ata mbajnë vetëm 6.8 për qind të territorit të Irakut", tha zëdhënësi i Komandës së Operacioneve të Përbashkëta të Irakut, gjeneral brigade Jahja Resul në një konferencë shtypi në Bagdad të martën. Forcat e ushtrisë dhe forcat vullnetare të Irakut kanë arritur të çlirojnë fshatin Sabunije dhe stacionin e trenit në perëndim të Mosulit. Kanali televiziv Al Mejadin bënë të ditur se forcat irakiane në këtë operacion kundër terroristëve të ISIS kanë përdorur tanket "Abrams" të cilët u përkrahën edhe nga helikopterët e ushtrisë duke shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e dhjetëra terroristëve.