Zbulohet identiteti i autorit të shpërthimit në kishën e Egjiptit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48888-zbulohet_identiteti_i_autorit_të_shpërthimit_në_kishën_e_egjiptit
Husamu Al-Din Khalifa, ministri i brendshëm i Egjiptit, ka deklaruar se është zbuluar identiteti i sulmuesit kamikaz i cili shpërtheu vetën të dielën në kishën Al-Markasije në Aleksandri të Egjiptit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 13, 2017 04:05 Europe/Tirane
  • Zbulohet identiteti i autorit të shpërthimit në kishën e Egjiptit

Husamu Al-Din Khalifa, ministri i brendshëm i Egjiptit, ka deklaruar se është zbuluar identiteti i sulmuesit kamikaz i cili shpërtheu vetën të dielën në kishën Al-Markasije në Aleksandri të Egjiptit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Husamu Al-Din Khalifa, ministri i brendshëm i Egjiptit, tha: "Mahmud Hasan Mubarak Abdullah është autor i shpërthimit terrorist në kishën Al-Markasije". Forcat egjiptiane të sigurisë po bëjnë përpjekje që të zbulojnë edhe autorin e shpërthimit në kishën Marxherxhes në qytetin Tanta. Vlen të theksohet se tre shpërthime të njëpasnjëshme kanë ndodhur në provincat Kajro dhe Aleksandri të Egjiptit ku si pasojë kanë mbetur të vrarë 46 persona dhe janë plagosur 100 të tjerë. ISIS ka marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtyre sulmeve.