Arrestohen 12 terrorist në Tikrit të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48894-arrestohen_12_terrorist_në_tikrit_të_irakut
Zyra informative e forcave vullnetare të Irakut të mërkurën ka njoftuar për arrestimin e 12 terroristëve kamikazë në Tikrit, në qendër të provincës Salahudin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 13, 2017 15:03 Europe/Tirane
  • Arrestohen 12 terrorist në Tikrit të Irakut

Zyra informative e forcave vullnetare të Irakut të mërkurën ka njoftuar për arrestimin e 12 terroristëve kamikazë në Tikrit, në qendër të provincës Salahudin.

Agjencia e lajmeve Sumerije News njoftoi se forcat vullnetare të Irakut kanë thënë se këta persona ishin të armatosur me armë gjysmë të rënda dhe me rripe me lëndë shpërthyese dhe synonin të kryenin sulme kamikazë dhe operacione të tjera terroriste në rajonet kufitare të Tikritit në qendër të provincës Salahudin dhe në qytetin e Ramadi, qendër e provincës Anbar. Ndërkohë agjencia e lajmeve Anatoly e Turqisë, ka njoftuar se Abdullah Al-Duberdani, një funksionar i forcave ajrore të Irakut, ka deklaruar se avionët luftarakë të Amerikës kanë bombarduar 6 shtëpi në rajonin Al-Jermuk në Mosul të provincës Ninva dhe si pasojë janë vrarë të paktën 13 civilë dhe janë plagosur 17 të tjerë.