Vriten 100 mercenarë sauditë në Jemen
Prill 13, 2017 12:10 Europe/Tirane
Në një sulm raketor të forcave jemenase kundër pozicioneve të mercenarëve sauditë në perwndim tw Jemenit, janë vrarë dhe plagosur 100 mercenarë sauditë.
Rrjeti informativ Saba duke cituar një burim ushtarak jemenas, bëri të ditur se ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë sulmuar me raketa Katjusha vendstrehimin e mercenarëve sauditë në jug të rajonit Al-Meha në provincën Taiz duke vrarë dhjetëra prej tyre. Ky burim shton se forcat jemenase kanë kryer një sulm raketor kundër bazës së mercenarëve sauditë edhe në rajonin Nehm në veri të provincës Sana duke u shkaktuar dëme të shumta forcave agresore saudite.
Tags