ISIS nën rrethim të plotë në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49054-isis_nën_rrethim_të_plotë_në_mosul
Zëdhënësi i komandës së operacioneve të përbashkëta të ushtrisë irakiane ka njoftuar:
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 15, 2017 23:12 Europe/Tirane
  • ISIS nën rrethim të plotë në Mosul

Zëdhënësi i komandës së operacioneve të përbashkëta të ushtrisë irakiane ka njoftuar:

ISIS në perëndim të Mosulit është i rrethuar tërësisht dhe tani të gjitha zonat në këtë rajon janë nën kontrollin e ushtrisë. Po ashtu, policia Federale e Irakut njoftoi për shkatërrimin e selisë komanduese të grupit terrorist ISIS në Mosul, në veri të Irakut. Taed Shaker Xheodat, komandanti i Policisë Federale të Irakut, të premten deklaroi: "Duke shfrytëzuar të dhënat e sakta të cilat janë mbledhur nga avionët vëzhgues, është shkatërruar tërësisht selia komanduese e grupit terrorist ISIS në Mosul.  Xheodat shtoi: "Këta avionë që nga dy muaj më parë kanë vëzhguar vazhdimisht pjesën e vjetër të qytetit Mosul duke mbledhur të dhëna të sakta për operacionet. Si pasojë e sulmit të kryer me raketa, është shkatërruar ndërtesa e sigurisë së përgjithshme të ISIS në pjesën perëndimore të Mosulit dhe armët kundërajrore në vendosura në shkollën Al-Zanxhili".