ISIS kontrollon vetëm gjashtë lagje në perëndim të Mosulit
Një zyrtar i lartë i ushtrisë irakiane ka thënë se terroristët takfirist të grupit ISIS kanë nën kontroll vetëm gjashtë lagje në pjesën perëndimore të Mosulit, derisa forcat ushtarake të përkrahura dhe nga ato popullore po avancojnë gjithnjë e më shumë në dëbimin e terroristëve nga ky qytet.
Gjenerallejtënant Talib Shaghati tha të martën se forcat ushtarake vazhdojnë të fitojnë terren ndaj militantëve të ISIS. Shaghati shtoi se forcat irakiane dhe aleatët e tyre i kanë spastruar tashmë 32 rrethe nga gjithsej 38. Ditë më parë, Policia Federale e Irakut njoftoi për shkatërrimin e selisë komanduese të grupit terrorist ISIS në Mosul, në veri të Irakut. Taed Shaker Xheodat, komandanti i Policisë Federale të Irakut, të premten deklaroi: "Duke shfrytëzuar të dhënat e sakta të cilat janë mbledhur nga avionët vëzhgues, është shkatërruar tërësisht selia komanduese e grupit terrorist ISIS në Mosul. Xheodat shtoi: "Këta avionë që nga dy muaj më parë kanë vëzhguar vazhdimisht pjesën e vjetër të qytetit Mosul duke mbledhur të dhëna të sakta për operacionet. Si pasojë e sulmit të kryer me raketa, është shkatërruar ndërtesa e sigurisë së përgjithshme të ISIS në pjesën perëndimore të Mosulit dhe armët kundërajrore në vendosura në shkollën Al-Zanxhili".