Ushtria e Sirisë merr në kontroll digën Abu Kala
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49284-ushtria_e_sirisë_merr_në_kontroll_digën_abu_kala
Ushtria e Sirisë gjatë një operacioni kundër terroristëve, ka marrë nën kontroll digën Abu Kala në provincën Homs duke e çliruar atë tërësisht nga pushtimi i grupi terrorist ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 19, 2017 08:16 Europe/Tirane
  • Ushtria e Sirisë merr në kontroll digën Abu Kala

Ushtria e Sirisë gjatë një operacioni kundër terroristëve, ka marrë nën kontroll digën Abu Kala në provincën Homs duke e çliruar atë tërësisht nga pushtimi i grupi terrorist ISIS.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se ushtria e Sirisë në një operacion tjetër në veriperëndim të aeroportit ushtarak T-4, ka vrarë me dhjetëra terrorist të grupit ISIS dhe ka asgjësuar sulmet e terroristëve ndaj bazave ushtarake në rajonin Al-Kurjetejn 85 km në juglindje të Homsit. Ndërkohë burimet informative njoftuan se 3000 civilë nga rajoni Foua dhe Kefarja të Idlibit janë transferuar me autobus në lagjen Rashidin të Alepo për tu shkëmbyer me terroristët e vendosur në rajonin Zobdani, Saghaja, Medaja dhe Boludan. Terroristët me 11 autobus do të hyjnë në qytetin Ramusa.