Ebadi thekson garantimin e sigurisë dhe shëndetësisë së qytetarëve të Mosulit
Kryeministri i Irakut ka njoftuar shtimin e buxhetit të forcave vullnetare Hash Sha'abi që nga fillimi i muajit të ardhshëm dhe ka theksuar në përkushtimin më të madh të forcave të sigurisë së këtij vendi për garantimin e sigurisë dhe jetës së qytetarëve gjatë operacioneve për çlirimin e pjesës perëndimore të Mosulit.
Agjencia e lajmeve Sumeria News njoftoi se Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, të martën në një konferencë për shtyp, tha se forcat e sigurisë së Irakut kanë arrestuar një numër të madhe të terroristëve të ISIS në Mosul dhe një numër të madh të tyre e kanë vrarë. Ai shtoi: "Iraku aktualisht ka arritur suksese të mëdha në fushën ushtarake dhe nuk ka dhënë kurrfarë privilegje për terroristët.