Jemeni sulmon me raketa pozicionet e ushtrisë saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49314-jemeni_sulmon_me_raketa_pozicionet_e_ushtrisë_saudite
Njësitë raketore të ushtrisë dhe të komiteteve popullore të Jemenit, kanë lëshuar një raketë Zelzal-2 në një bazë të mercenarëve sauditë në perëndim të provincës Mareb në qendër të Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 19, 2017 15:34 Europe/Tirane
  • Jemeni sulmon me raketa pozicionet e ushtrisë saudite

Njësitë raketore të ushtrisë dhe të komiteteve popullore të Jemenit, kanë lëshuar një raketë Zelzal-2 në një bazë të mercenarëve sauditë në perëndim të provincës Mareb në qendër të Jemenit.

Raketa Zelzal-2 ka goditur bazën e mercenarëve sauditë në rajonin Xhebel Seleb, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra mercenarë sauditë. Ndërkohë, forcat jemenase kanë shkatërruar një autoblindë të mercenarëve sauditë në provincën Lehaxh në jug të Jemenit, duke vrarë tre ushtarë sauditë. Një snajper jemenas ka vrarë një ushtar saudit në bazën Al Farize në provincën Xhezan në jug të Arabisë Saudite.