Martirizohet një palestinez në BPLJ
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49320-martirizohet_një_palestinez_në_bplj
Forcat e regjimit sionist martirizuan sot një civil palestinez nën akuzën se është përpjekur të kryejë një sulm kundër ushtarëve izraelitë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 19, 2017 17:12 Europe/Tirane
  • Martirizohet një palestinez në BPLJ

Forcat e regjimit sionist martirizuan sot një civil palestinez nën akuzën se është përpjekur të kryejë një sulm kundër ushtarëve izraelitë.

Agjencia e lajmeve IRIB bëri të ditur se forcat izraelite kanë hapur zjarr ndaj një të riu palestinez në një stacion autobusi në Bregun Perëndimor, në një kohë që ky i ri palestinez kishte qëndruar në një udhëkryq. Që prej fillimit të Intifadës së Kodsit në tetor 2015 e deri tani, forcat pushtuese izraelite kanë martirizuar mbi 300 palestinezë.