Mbi 30 të vrarë e të plagosur nga shpërthimi në Alepo
Prill 19, 2017 21:43 Europe/Tirane
Shpërthimi i një bombe në lagjen Salahudin në qytetin Alepo në veri të Sirisë ka shkaktuar të paktën 32 të vrarë e të plagosur.
Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, bomba shpërtheu gjatë një ceremonie funerali, ndërsa mediat e rajonit e cilësuan “sulm terrorist”. Mediat siriane bënë të ditur se personat e armatosur që në bazë të një marrëveshje me qeverinë siriane duhet të largohen nga rajoni Zabedani, para se të largohen nga ky qytet i kanë djegur të gjitha bazat e tyre. Ndërkohë, 35 autobusë me 3000 banorë të dy qyteteve Kefria dhe Foe u larguan sot nga pjesa veriore e Idlibit në drejtim të rajonit Rashidin në Alepo.
Tags