Vriten 19 terroristë në veri të Egjiptit
Ushtria e Egjiptit ka vrarë 19 terroristë në veri të provincës Sinai verior.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, ushtria egjiptiane ka njoftuar se ushtarët e saj kanë vrarë 19 terroristë në mesin e tyre edhe një komandantë të grupit terrorist të ashtuquajtur Velajeti Sinai që është i lidhur me grupin terrorist ISIS. Gjatë këtij operacioni janë shkatërruar 44 automjete të terroristëve. Që prej disa muajsh, ushtria egjiptiane ka nisur një operacion të gjerë anti-terrorist në rajonet Rafah, Sheikh Zavid dhe Al Arish në veri të shkretëtirës Sinai. Që prej përmbysjes së ish presidentit egjiptian Muhamed Morsi në vitin 2013 , grupet terroriste kanë kryer disa sulme vdekjeprurëse kundër forcave të ushtrisë dhe të sigurisë së Egjiptit.