Liga Arabe këmbëngul në ruajtjen e integritetit territorial të Irakut
Sekretari i përgjithshëm i LA, duke iu referuar vuajtjeve të gjata të popullit irakian nga fatkeqësitë e ndryshme, veçanërisht nga terrorizmi, ka theksuar mbi prioritetin e mbrojtjes së unitetit dhe integritetit territorial të Irakut.
Sipas agjencisë së lajmeve Resa, Ahmed Abu Geit, sekretar i përgjithshëm i LA, të enjten gjatë një takimi në Kajro me Amar Hakim, kreu i Koalicion kombëtar të Irakut, ka thënë se është mëse i domosdoshëm konsensusi midis të gjitha grupeve politike në Irak, sepse sipas tij vetëm nëpërmjet unitetit do të mund të ruhet tërësia territoriale dhe integriteti i Irakut. Nga ana e tij, kryetar i Koalicionit kombëtar të Irakut në këtë takim përveçse ka folur në lidhje me procesin e zhvillimeve politike dhe luftën kundër terrorizmit, po ashtu e ka përshkruar një plan të koalicionit që ai drejton për pajtim kombëtar në vend. Hakim që nga e dita e martë në krye të një delegacioni të Koalicionit kombëtar të Irakut ka udhëtuar në Kajro, për t’u takuar me zyrtarë egjiptianë dhe dijetarë të universitetit Al Az’har.