DASH: Forcat irakiane kanë çliruar 4 mijë km2 të Mosulit
Departamenti Amerikan i Shteti ka deklaruar se forcat irakiane deri më tani kanë çliruar 4000 km2 të Mosulit nga pushtimi i grupit terrorist ISIS.
DASH të premten në faqen e vet në Twitter ka publikuar një hartë infografike të rajoneve të çliruara nga pushtimi i grupit terrorist ISIS dhe ka shkruar: "Më shumë se 4000 km2 të qytetit Mosul që nga fillimi i operacioneve për çlirimin e këtij rajoni, janë çliruar me vullnetin dhe kontributin e forcave irakiane". Operacionet për çlirimin e qytetit Mosul të Irakut kanë filluar në tetor të vitit të kaluar me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra forcave të ushtrisë, policisë dhe të forcave vullnetare popullore Hashd Sha'bi të Irakut dhe forcave pishmarg kurde.