Ben Selman njofton Iranin: Arabia Saudite ka qëllime diplomatike ndaj Rusisë
Zv/princi i kurorës i Arabisë Saudite ka thënë se vendi i tij ka qëllime diplomatike në raport me Rusinë dhe ai qëllim është bindja e Moskës për të zëvendësuar Teheranin me Riadin.
Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Mohamed ben Selman, zv/princi i kurorës dhe ministër i mbrojtjes i Arabisë Saudite ka paraqitur sqarimet e tij mbi qëllimin e vendit të tij në diplomacinë përballë Rusisë. Ben Selman në një intervistë me gazetën amerikane Uashington Post që u publikua të premten, ka njoftuar se qëllimi kryesor i Arabisë Saudite është ai që Rusia të bindet për zëvendësimin e Teheranit me Riadin. Ai ka shtuar: Arabia Saudite është një partner më i mirë se Teherani në rajon. Zv/princi i kurorës i Arabisë Saudite ka deklaruar se me qëllim bindjen e Rusisë për këtë çështje, ne politikat e fundit naftore tonat i kemi koordinuar me Moskën dhe ky është transaksioni më i mirë për Rusinë në epokën e tanishme. Djali i mbretit saudit është shprehur ‘shumë optimist’ gjithashtu për raportet e vendit të tij me presidentin amerikan Donald Trump, sepse ish presidenti amerikan Barak Obama nuk kishte ‘shumë besim’ tek sauditët.