Raketa balistike e Jemenit shkatërron pozicionet e ushtrisë saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49472-raketa_balistike_e_jemenit_shkatërron_pozicionet_e_ushtrisë_saudite
Njësitë e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë hedhur një raketë balistike të llojit "Kaher -2M" në drejtim të bazës së ushtrisë saudite dhe mercenarëve të saj në rajonin Al-Khadra në provincën Nexhran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 22, 2017 11:08 Europe/Tirane
  • Raketa balistike e Jemenit shkatërron pozicionet e ushtrisë saudite

Njësitë e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë hedhur një raketë balistike të llojit "Kaher -2M" në drejtim të bazës së ushtrisë saudite dhe mercenarëve të saj në rajonin Al-Khadra në provincën Nexhran.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se njësitë e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit në përgjigje ndaj sulmeve dhe agresionit të vazhdueshëm të avionëve luftarakë sauditë në qytetet e Jemenit, sot (të shtunën) kanë hedhur një raketë balistike të llojit "Kaer-2M" drejt bazës së ushtrisë dhe të forcave mercenare saudite në rajonin Al-Khadra në provincën Nexhran në jug të Arabisë Saudite e cila ka shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e dhjetëra ushtarakëve sauditë. Regjimi Al Saud që nga marsi i vitit 2015 me mbështetjen e Amerikës, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet Abdu Rabeh Mansur Hadi, presidentin e dorëhequr të Jemenit. Gjatë sulmeve saudite kundër Jemenit janë vrarë mbi 11 mijë civilë jemenas dhe me dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur  dhe janë shkaktuar me miliarda dollarë dëm në objektet e infrastrukturës së Jemenit.