ISIS ndërron kryeqytetin e vet në Siri
(last modified Mon, 24 Apr 2017 06:23:05 GMT )
Prill 24, 2017 08:23 Europe/Tirane
  • ISIS ndërron kryeqytetin e vet në Siri

Një kanal televiziv amerikan pretendoi se grupi terrorist ISIS ka ndërruar kryeqytetin e vetëquajtur të tij nga Raka në Dejr Zur.

Kanali televiziv Fox News duke cituar burimet e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, ka bërë të ditur se për shkak të sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar dhe të forcave siriane nën mbështetjen e Uashingtonit, grupi terrorist ISIS ka transferuar kryeqytetin e tij nga Raka në Dejr Zur në afërsi të kufirit me Irakun. Dronët amerikan kanë vëzhguar qindra pjesëtarë të grupit terrorist ISIS të cilët në dy muajt e fundit janë larguar nga Raka. Vlen të theksohet se qyteti Raka që nga viti 2013 është pushtuar nga grupet terroriste. Të premten në mbrëmje komanda qendrore e ushtrisë së Amerikës ka njoftuar për vrasjen e Abdurrahman Uzbeki për të cilën thuhet se ishte një prej asistentëve të afërt të Abu Bekr Al-Baghdadi, liderit të grupit terrorist ISIS. Ai është vrarë në afërsi të qytetit Al Mejadin të Sirisë. Më parë, kanali televiziv WDR i Gjermanisë ka raportuar se që nga muaji shkurt anëtarët e familjeve të terroristëve të huaj brenda në ISIS në mesin e të cilëve ndodhen edhe qytetarë gjermanë, janë transferuar nga Raka në qytetin Al-Mejadin.

Tags