Presidenti i Egjiptit takohet me mbretin e Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49602-presidenti_i_egjiptit_takohet_me_mbretin_e_arabisë_saudite
Mbreti i Arabisë Saudite dhe presidenti i Egjiptit pavarësisht mosmarrëveshjet mes Kajros dhe Riadit, janë takuar dhe kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet rajonale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 24, 2017 11:01 Europe/Tirane
  • Presidenti i Egjiptit takohet me mbretin e Arabisë Saudite

Mbreti i Arabisë Saudite dhe presidenti i Egjiptit pavarësisht mosmarrëveshjet mes Kajros dhe Riadit, janë takuar dhe kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet rajonale.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në kohën kur marrëdhëniet e Egjiptit dhe të Arabisë Saudite në disa muaj të fundit janë ftohur në masë të madhe, Abdulfetah Al-Sisi, presidenti i Egjiptit, dje ka shkuar në Riad dhe në takim me mbretin Selman bin Abdulaziz, ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale, çështjet rajonale dhe terrorizmin. Al-Sisi, presidenti i Egjiptit, më kërkesë të drejtpërdrejtë të mbretit Selman të Arabisë Saudite dhe për të përmirësuar marrëdhëniet mes të dy vendeve, ka shkuar në Riad. Marrëdhëniet e Egjiptit dhe të Arabisë Saudite janë ftohur në masë të madhe pas qëndrimeve të Kajros në KS të OKB në lidhje me krizën në Siri dhe më pas kompania Aramco, kompania më e madhe e naftës së Arabisë Saudite, ka ndërprerë eksportin e naftës në Egjipt.