Vriten dy komandantë të ISIS në Irak
Prill 24, 2017 19:46 Europe/Tirane
Forcat irakiane kanë vrarë dy zyrtarë të batalionit kimik dhe të planifikimit të grupit terrorist ISIS.
Sipas kanalit televiziv Al Alam, të hënën forcat e sigurisë irakiane kanë bërë të ditur se Abu Ahmed Gaz, përfaqësues i batalionit kimik të ISIS në Mosul është qëlluar me raketa dhe është vrarë në lagjen Zenxhili në Mosul. Ndërkaq, Shaker Xhoudet, komandat i policisë federale të Irakut ka njoftuar se policia irakiane ka vrarë shtatë elementë të huaj të ISIS ku në mesin e tyre ishte edhe Abu Jasin Al Rusi. Ky ishte përgjegjës për planifikim të sulmeve ushtarake të ISIS në Irak.
Tags