Kryqi i Kuq Ndërkombëtar mbledh ndihma humanitare për Jemenin
(last modified Wed, 26 Apr 2017 05:34:45 GMT )
Prill 26, 2017 07:34 Europe/Tirane
  • Kryqi i Kuq Ndërkombëtar mbledh ndihma humanitare për Jemenin

Një konferencë për mbledhje fondesh për Jemenin u mbajt këtë të martë në Gjenevë, pas deklaratës së OKB që e ka cilësuar situatën në këtë vend si “krizën humanitare më të madhe në botë”.

Që para fillimit të agresionit  të koalicionit të udhëhequr nga sauditët kundër Jemenit, Jemeni ishte vendi më i varfër në Lindjen e Mesme. Tani, pas dy vitesh luftë, Programi Botëror për Ushqimin deklaron se vendi është në prag të krizës së urisë.  Të dhënat statistikore tregojnë se të dhënat janë alarmante, rreth 19 milionë nga 25.6 milionë banorë ndodhen në nevojë urgjente për asistencë.  Sipas OKB, rreth 7 milionë nuk kanë asnjë garanci për ushqim, që do të thotë se kanë një nevojë imediate. Ndërkohë, 2 milionë fëmijë jemenas vuajnë nga kequshqyerja. “Situata nuk është asgjë më pak se një katastrofë. Ajo që mund të themi është se jeta atje është bërë e papërballueshme”, ka deklaruar Robert Mardini, drejtor i operacioneve për Lindjen e Mesme pranë Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

 

Tags