Akuzat anti-iraniane të ministrit të Jashtëm saudit në Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49792-akuzat_anti_iraniane_të_ministrit_të_jashtëm_saudit_në_moskë
Duke folur gjatë një vizite në Moskë, Adel al Xhubeir, ministër i Jashtëm i Arabisë Saudite, deklaroi: “Arabia Saudite kundërshton praninë e Iranit dhe të Hezbollahut të Libanit në zhvillimet në Siri”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 27, 2017 15:31 Europe/Tirane
  • Akuzat anti-iraniane të ministrit të Jashtëm saudit në Moskë

Duke folur gjatë një vizite në Moskë, Adel al Xhubeir, ministër i Jashtëm i Arabisë Saudite, deklaroi: “Arabia Saudite kundërshton praninë e Iranit dhe të Hezbollahut të Libanit në zhvillimet në Siri”.

Pas takimit me Sergei Lavrov, al Xhubeir shtoi: “Ne besojmë se ata (Irani) nuk kanë asnjë vend në Siri dhe në ndonjë cep tjetër të botës”. Duke reaguar ndaj deklaratave të Adel al Xhubeir, shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov theksoi se “Irani dhe Rusia janë të pranishëm në Siri me ftesë zyrtare të qeverisë së Sirisë dhe Moska nuk e konsideron Hezbollahun e Libanit si një organizatë terroriste”. Pushtetarët sauditë akuzojnë Iranin për ndërhyrje në vendet e rajonit, por është e nevojshme t’i hedhin një sy katastrofës që ata kanë krijuar në rajon gjatë viteve të fundit. Akuzat dhe turfullimet e sundimtarëve sauditë nuk mund të mbulojnë faktin se zgjerimi i ideve dhe mendimeve devijuese dhe obskurantiste vehabistë nën kujdesin e regjimit Al Saud ka shkaktuar krijimin e rrymave dhe grupeve terroriste-takfiriste në Azinë Perëndimore dhe në Afrikën Veriore. Qëllimi i përkrahjes së Arabisë Saudite për grupet terroriste e takfiriste është shpërbërja e Sirisë, Irakut dhe Jemenit me çmimin e masakrimit të qindra mijëra njerëzve të pafajshëm. Republika Islamike e Iranit, deri tani pa u frikësuar nga fuqitë ndërhyrëse, ka ndihmuar në luftën kundër terrorizmit dhe në vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe në këtë drejtim nuk merr leje nga Arabia Saudite. Por Irani asnjëherë nuk do të futet në lojërat mashtruese dhe në koalicionet e sajuara nga disa shtete që vetë janë përkrahëse të terrorizmit. Përvoja ka dëshmuar se këto shtete, mes të cilave edhe Arabia Saudite, janë pengesa kryesore në luftën kundër terrorizmit. Në pamje të parë, pushtetarët sauditë duken të shqetësuar për situatën në rajon, por e vërtetë është krejt ndryshe. Në këtë mes, duhen ngritur disa pyetje: Pse Arabia Saudite përkrah liderët e Al Kaidas dhe krijimin e ISIS-it? Pse përpiqet Riadi të sundojë Jemenin, Bahrejnin, Sirinë dhe Irakun? Përse sundimtarët sauditë përpiqen të krijojnë aleanca rajonale kundër Iranit? Në realitet, Arabia Saudite është pjesë e problemit dhe jo pjesë e zgjidhjes së problemeve. Ky shtet që është shteti më diktatorial arab dhe që nuk njeh asnjë parim të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut, me një sistem politik demode dhe krejtësisht joefikas, i ngjan një të sëmuri që po jep shpirt. E vërteta është se regjimi i Rijadit po e sheh të tronditur pozitën e tij dhe kartat e lojës së tij në Siri i sheh tepër të dobësuara. Aktualisht, Arabia Saudite po përpiqet të krijojë një balancë në marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe me SHBA-të dhe duke hedhur akuza ndaj Iranit synon të justifikojë politikat dyfytyrëshe. E vërteta është se rajoni përballet me një Arabi Saudite që ndërhyn në vendet e tjera, përhap terrorizmin dhe krijon pengesa për zhvillimin ekonomik të rajonit. Regjimi Al Saud, ashtu si SHBA nuk ka dëshirë të luftojë terrorizmin, sepse nëpërmjet terrorizmit synon të realizojë qëllimet e saj në rajon.