Papa takohet me Shejkhul-Az'har në Kajro
(last modified Sat, 29 Apr 2017 09:54:46 GMT )
Prill 29, 2017 11:54 Europe/Tirane
  • Papa takohet me Shejkhul-Az'har në Kajro

Lideri i katolikëve të botës është takuar me kreun e Universitetit Az'har të Egjipti dhe ka marrë pjesë në konferencën për paqe globale në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit. 

Kanali televiziv Al Hadeth njoftoi se Ahmed Al-Tajjib, kreu i Universitetit Az'har të Egjiptit, të shtunën në fjalën e tij në konferencën për paqe botërore në Kajro ku ishte i pranishëm edhe Papa Françesko, lideri i katolikëve të botës, kërkoi nga pjesëmarrësit në këtë konferencë të mbajnë një minutë heshtje për viktimat e terrorizmit në Egjipt dhe në botë. Ahmed Tajjib në këtë fjalim deklaroi: "Faktorë të krijimit të terrorizmit, janë tregtia dhe shitja e armëve, kontratat e dyshimta për shitblerjen e armëve pas miratimit të rezolutave të padrejta ndërkombëtare". Papa Françesko në fjalën e tij tha: "Nuk krijohet kurrfarë paqe pa arsimimin dhe mësimin e të rinjve që të respektojnë njëri-tjetrin. E ardhmja e njerëzimit është mbi baza të dialogut mes feve dhe kulturave dhe dialogu mes feve është i domosdoshëm për arritjen e paqes dhe për përballjen me mosmarrëveshjet. Vlen tët heksohet se Papa Françesko ka udhëtuar në Egjipt nën masat e rrepta të sigurisë tre javë pas sulmeve terroriste kundër kishave kopti në Egjipt. Papa Françesko gjithashtu në konferencën ndërkombëtare për paqe ka mbajtur një fjalim dhe ka zhvilluar takim me krerët e kishave kopti të Egjiptit.

Tags