Dështimi i sulmit të ri kimik të ISIS në Mosul
Prill 30, 2017 15:09 Europe/Tirane
Forcat irakiane të sigurisë kanë arrestuar sot një numër të terroristëve të ISIS të akuzuar për planifikimin e një sulmi kimik.
Sipas agjencisë së lajmeve Farsik, burime të sigurisë irakiane kanë njoftuar sot për arrestimin e një numri të terroristëve të ISIS dhe për avancimin e forcave të ushtrisë irakiane në rajonin Al Sahe, në perëndim të Mosulit. Sipas këtij burimi, terroristët e ISIS kishin planifikuar kryerjen e një sulmi të ri kimik, urdhër i cili ishte dhënë nga të njëjtit komandantë që kishin urdhëruar kryerjen e sulmit kimik në Khan Shejkhun në Siri.
Tags