Italia mundohet t'i shesë armatime Kuvajtit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50078-italia_mundohet_t'i_shesë_armatime_kuvajtit
Kryeministri i Italisë ka arritur për një vizitë në Kuvajt për të biseduar me funksionarët e këtij vendi në lidhje me marrëdhëniet politike dhe ushtarake bilaterale dhe me zhvillimet e rajonit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 02, 2017 04:25 Europe/Tirane
  • Italia mundohet t'i shesë armatime Kuvajtit

Kryeministri i Italisë ka arritur për një vizitë në Kuvajt për të biseduar me funksionarët e këtij vendi në lidhje me marrëdhëniet politike dhe ushtarake bilaterale dhe me zhvillimet e rajonit.

 Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Paolo Gentiloni dhe Sheik Xhaber Al-Mubarak Al-Hamd Al-Sabah, kryeministri i Kuvajtit, të hënën gjatë një takimi të zhvilluar në Kuvajt kanë biseduar në lidhje me zhvillimet në Irak, bashkëpunimet e Kuvajtit me NATO-n dhe në lidhje me kontratat ushtarake për shitjen e avionëve luftarakë " Eurofighter" Kuvajtit.  Sipas marrëveshjeve të përbashkëta mes Kuvajtit dhe Italisë së bashku me tre vendet e tjera evropiane, disa avionë luftarakë Eurofighter do të blihen nga Kuvajti.