Xhaberi Ansari takohet në Astana me përfaqësuesin sirian në OKB
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50114-xhaberi_ansari_takohet_në_astana_me_përfaqësuesin_sirian_në_okb
Zëvendësministri i jashtëm për çështjet arabo-afrikane z. Hosein Xhaberi Ansari u takua të martën në Astana të Kazakistanit me përfaqësuesin e përhershëm të Sirisë në OKB z. Bashar al Xhafari. 
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 02, 2017 15:18 Europe/Tirane
  • Xhaberi Ansari takohet në Astana me përfaqësuesin sirian në OKB

Zëvendësministri i jashtëm për çështjet arabo-afrikane z. Hosein Xhaberi Ansari u takua të martën në Astana të Kazakistanit me përfaqësuesin e përhershëm të Sirisë në OKB z. Bashar al Xhafari. 

Gjatë takimit ku të pranishëm kanë qenë dhe anëtarë të delegacionit nga Irani dhe Siria në konferencën e Astanas, të dyja palët diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në procesin e negociatave dhe situatën aktuale politike në Siri. Raundi i 4 i negociatave për zgjidhjen e krizës në Siri do të fillojë nesër (e mërkurë) në Astana, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Irani, Rusia dhe Turqia, si tre shtete garantuese të procesit të negociatave dhe delegacionet vëzhguese. Në janar 2016, ministrat e jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në një takim te perbashket u pajtuan që të mbajnë negociata në këtë vend, ku u konfirmua edhe në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB. Bisedimet e Astana u mbajtën në një periudhë katër mujore në nivele të ndryshme dhe morën pjesë delegacione nga Irani, Rusia dhe Turqia si shtete sponsorizuese të negociatave.