Hamas: Mahmud Abas nuk është përfaqësues i popullit të Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50228-hamas_mahmud_abas_nuk_është_përfaqësues_i_popullit_të_palestinës
Zëdhënësi i Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) në reagim ndaj takimit dhe bisedimeve të djeshme të kreut të Autoritet Autonom të Palestinës me presidentin e Amerikës, deklaroi: "Mahmud Abas nuk është përfaqësues i popullit të Palestinës".  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 04, 2017 10:59 Europe/Tirane
  • Hamas: Mahmud Abas nuk është përfaqësues i popullit të Palestinës

Zëdhënësi i Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) në reagim ndaj takimit dhe bisedimeve të djeshme të kreut të Autoritet Autonom të Palestinës me presidentin e Amerikës, deklaroi: "Mahmud Abas nuk është përfaqësues i popullit të Palestinës".  

Agjencia e lajmeve Palestinë Today njoftoi se Sami Abu Zahri, zëdhënësi i Hamas, paralajmëroi se deklaratat e Mahmud Abas, kryetarit të AAP, në takim me Donald Trump, presidentin e Amerikës, për gatishmërinë e AAP për të bërë kompromis me Izraelin, theksoi: "Qëndrimet e Mahmud Abas nuk janë obligative për asnjë palestinez. Hamas deklaratat e kreut të AAP në takim me Trump në lidhje me këtë se AAP synon të nënshkruajë një marrëveshje me regjimin sionist për formimin e dy shteteve dhe ka kërkuar ndihmën e Amerikës në këtë fushë, i hedhë poshtë, për arsye se askush krye në vete nuk mund të vendosë për popullin e Palestinës". Vlen të theksohet se Mahmud Abas synon të ringjallë procesin e negociatave për paqe me Izraelin dhe me vizitën e tij në Zashington po bënë përpjekje ta bindë Donald Trump, presidentin e Amerikës që të marrë qëndrime më të buta për arritjen e kompromisit mes Palestinës dhe regjimit sionist.