Izraeli dorëzohet para kërkesave të të burgosurve palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50238-izraeli_dorëzohet_para_kërkesave_të_të_burgosurve_palestinezë
Regjimi sionist duke pranuar që të burgosurit grevistë palestinezë të takohen me avokatët e tyre, është dorëzuar para kërkesave të tyre.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 04, 2017 16:51 Europe/Tirane
  • Izraeli dorëzohet para kërkesave të të burgosurve palestinezë

Regjimi sionist duke pranuar që të burgosurit grevistë palestinezë të takohen me avokatët e tyre, është dorëzuar para kërkesave të tyre.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, greva e të burgosurve palestineze e cila sot ka hyrë në ditën e 18-të, ka ndikuar tek regjimi okupator i Kodsit ët dorëzohet para kërkesës së tyre, duke i dhënë leje avokatëve të takohen me të burgosurit. Disa mijëra palestinezë kanë dalë në rrugë në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor për të shprehur solidaritetin e tyre me numrin e madh të të burgosurve palestinezë që janë në grevë urie në burgjet izraelite. Demonstruesit u mblodhën në Sheshin Nelson Mandela të mërkurën, ku mbanin flamuj palestinezë dhe postera të Maruan Barghutit, kreut të grevës, duke përsëritur citatin e tij "Zinxhirët tanë do të thyhen para se ne të jemi." Barghouti, 57 vjeç, është një udhëheqës i lartë i Lëvizjes Palestineze Fatah. Ai filloi një grevë urie më 17 prill, e quajtur Greva e Lirisë dhe Dinjitetit, së bashku me rreth 1.500 të burgosur të tjerë në shenjë proteste ndaj kushteve në burgjet izraelite.