Shqetësimi i BE në lidhje me vazhdimin e paraburgimit të palestinezëve
Delegacioni Bashkimi Evropian në Rripin e Gazës, në një deklaratë të shtunën mbrëma ka shprehur shqetësim për vazhdimin e paraburgimit të palestinezëve nga regjimi sionist.
Sipas IRNA, ky delegacion i bëri thirrje Izraelit të veprojë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare ndaj të burgosurve palestinezë. Ushtria e regjimit sionist ka arrestuar disa palestinezë në rajonet e ndryshme të Bregut Perëndimore të Lumit Jordan të Palestinës. Forcat e ushtrisë sioniste të enjten në orët e hershme të mëngjesit kanë sulmuar qytete dhe fshatra të ndryshme në veri dhe në jug të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe kanë arrestuar 21 palestinez. Tre persona prej të arrestuarve janë anëtarë të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamans). Vlen të theksohet se që nga fillimi i Intifadës së Kodsit në tetor të vitit 2015 e deri më tani, regjimi sionist ka martirizuar 280 palestinezë dhe me qindra të tjerë ka plagosur dhe arrestuar.