Vriten dhjetëra pjesëtarë të ISIS në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50440-vriten_dhjetëra_pjesëtarë_të_isis_në_mosul
Burime të sigurisë irakiane njoftuan për shkatërrimin e selisë komanduese të grupit terrorist ISIS në Mosul, në veri të Irakut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 07, 2017 20:54 Europe/Tirane
  • Vriten dhjetëra pjesëtarë të ISIS në Mosul

Burime të sigurisë irakiane njoftuan për shkatërrimin e selisë komanduese të grupit terrorist ISIS në Mosul, në veri të Irakut.

Kanali televiziv Al Irakia njoftoi se duke shfrytëzuar të dhënat e sakta të cilat janë mbledhur nga avionët vëzhgues të ushtrisë irakiane, është shkatërruar tërësisht selia komanduese e grupit terrorist ISIS në Mosul.  Këta avionë që nga dy muaj më parë kanë vëzhguar vazhdimisht pjesën e vjetër të qytetit Mosul duke mbledhur të dhëna të sakta për operacionet. Si pasojë e sulmit të kryer me raketa, është shkatërruar ndërtesa e sigurisë së përgjithshme të ISIS në pjesën perëndimore të Mosulit dhe armët kundërajrore në vendosura në shkollën Al-Zanxhil.