Pas disfatave në Jemen, Arabia Saudite rekruton ushtarë të rinj
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50512-pas_disfatave_në_jemen_arabia_saudite_rekruton_ushtarë_të_rinj
Arabia Saudite, e cila deri tani ka humbur qindra ushtarë të saj gjatë agresionit kundër Jemenit, ka filluar rekrutimin e ushtarëve të rinj për forcat tokësore saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 08, 2017 22:41 Europe/Tirane
  • Pas disfatave në Jemen, Arabia Saudite rekruton ushtarë të rinj

Arabia Saudite, e cila deri tani ka humbur qindra ushtarë të saj gjatë agresionit kundër Jemenit, ka filluar rekrutimin e ushtarëve të rinj për forcat tokësore saudite.

Siç raporton agjencia e lajmeve Fars, më 7 Maj ka filluar rekrutimi i forcave të reja për njësitë e forcave speciale të ushtrisë dhe të forcave komando, ndërsa procesi i regjistrimit do të zgjasë dy javë. Qendra komanduese e forcave tokësore të ushtrisë së Arabisë Saudite, përmes një komunikate bëri të ditur se procesi i regjistrimit të ushtarëve të rinj do të kryhet në zyrat e regjistrimit ushtarak si dhe në sajtin elektronik të forcave parashutiste. Ndërkohë, rrjeti informativ saudit “Nebae” shkruante sot se Arabia Saudite po vuan nga mungesa e forcave ushtarake për shkak të luftës në Jemen, ku deri tani janë vrarë dhe plagosur mijëra ushtarë sauditë. Sipas këtij burimi, për shkak të humbjeve të rënda të forcave saudite në Jemen, të rinjtë sauditë ngurrojnë të regjistrohen për shërbimin ushtarak.