Mbyllet ambasada e regjimit sionist në Egjipt
Regjimi sionist pas kthimit të ambasadorit izraelit nga Egjipti, ka vendosur të mbyllë tërësisht ambasadën e tij në Kajro për shkaqe të sigurisë.
Qendra informative e Palestinës njoftoi se organizata e sigurisë së brendshme të regjimit sionist disa ditë më parë ka larguar nga Egjipti ambasadorin izraelit David Guverin për shkaqe sigurie. Populli egjiptian është kundër marrëdhënieve të Egjiptit me regjimin sionist dhe ka theksuar mbylljen e ambasadës izraelite në Kajro. Ministria e jashtme e Izraelit të hënën ka deklaruar për punonjësit e ambasadës izraelite në Kajro që më nuk është në gjendje të paguar pagat e atyre në kushte të rrezikshme dhe kjo tregon vendosmërinë e Izraelit për mbylljen e ambasadës së vet në Kajro.